29 May 2014

Reagon ISHMPU per gjobat e vendosura

                                                                               

Gjobat e vendosura bashkive dhe komunave per keq menaxhim te mbetjeve urbane jane te dokumentuara dhe te vertetuara, deklaroi sot per mediat kreu i Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave  Kristaq Thimjo.Deklarata e tij vjen direct pas reagimit të krerëve të bashkive dhe komunave në qarkun e Gjirokastër për vendosjen e gjobave abuzive dhe aspak te drejta sipas tyre .
Sipas inpektorit të Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave  Kristaq Thimjo në fillimi të muajit prill inspektoriati ka inspektuar gjithë Qarkun e Gjirokastrës dhe ka evidentuar disa vatra të mbetjeve urbane. Po sipas tij pas këtij konstatimi komunave dhe bashkive u është tërhequr vëmendja për këtë emergjencë dhe u është kërkuar të merren masa të menjëhershme në të kundërt do të gjobiteshin me 500 mijë lekë të reja.Z.Thimjo thekson gjithashtu se zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane kërkon një bashkëpunim më të madh me të zgjedhurit e pushtetit vendor si dhe një sensibilizim më të thellë të opinionit publik për të mbajtur një mjedis të pastër.E megjithate duhet theksuar se asnje nga bashkitë dhe komunat nuk disponon landfille per menaxhimin e mbetjeve urbane . Në mungesë të saj shpesh bashkitë kanë krijuar vend grumbullim të mbetjeve ku shpesh  mbaluohen me dhe ose I digjen duke shkaktuar nje ndotje të rrezishme .

No comments:

Post a Comment