27 May 2014

Sarandë, vijnë 100 turistët e parë suedezë

                                                                             


Mbrëmjene 26 majit, në terminalin e portit të Sarandës ka mbërritur grupi i parë i turistëve suedezë, që këtë verë do të jenë me fluks të shtuar përtë pushuar në brigjet e Sarandës. Mbërritja e tyre në Sarandë rreth
orës 23.00 u realizua pas fluturimit me avionë çarter në linjën Stokholm-Korfuz, ku kanë qëndruar atje vetëm pak minuta, pasi destinacioni i tyre turistik është Saranda. Ardhja e këtij fluski turistësh suedezë  mundësohet nga ambasada suedeze, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës.Në portin e Sarandës u organizua pritja e tyre zyrtare, ku kanë marrë pjesë autoritete portuale, kryebashkiaku i Sarandës Stefan Cipa,drejtorja e përgjithëshme agjencisë kombëtare të turizmit, Julinda Dhame etj
Kryebashkiaku Stefan Çipa kavlerësuar faktin që suedezët janë surpriza e kësaj vere për turizmin e Sarandës, dhe se praninë e tyre do ta ndjejë qyteti edhe në planin ekonomik, pasi çdo shpenzim përveç akomodimit në hotele, do të bëhet prej tyre jashtë organizimeve standarte në gurp, duke u lënë ushqyerja, suveniret  etj. në zgjedhjen preferenciale të tyre.Mirëseardhjen u ka uruar turistëve suedezë edhe drejtorja e përgjithëshme e agjencisë kombëtare të turizmit, Julinda DhameMësohet se turistët suedezë kanë prenotuar 6 ndër hotelet më të mira të Sarandës, me tendencën që verën e ardhshme numri i tyre të shtohet dukshëm. Nga mbrëmja e 26 majit turis i turistëve suedezë do të vijojë deri në fillimin e muajit tetor, duke ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e kufijve të sezonit turistik në Sarandë. Në këtën mënyrë numri i tyre shkon në total në më shumë se 1200 vetë. Kompania prestigjoze "Kuoni", me qendër në Zvicër, e krijuar qysh në vitin 1906, është sipërmarrëse e kësaj prurjeje të re turtistike drejt Sarandës, ndërsa kontratuese  është kompania “Apollo”.Cdo grup i turistëve suedezë është programuar të qëndrojë një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, natyrore dhe turistike të këtij rajoni. Turistët suedezë në Sarandë i përkasin turizmit të tipit "back to back", pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë do e zerë grupi pasardhës.

No comments:

Post a Comment