31 May 2014

Rama "ciceron" ne Gjirokaster

                                                                 

Kryeministri Edi  Rama ka bërë rolin e ciceronit për drejtorin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan z.Majkëll Grunger duke I ofruar një vizitë në këmbë në qytetin e gurtë te Gjirokastrës . Vizita nisi  duke  përshkuar pazarin karakteristikë , më vonë tek nje pike strategjike si sheshi prane lokal  “Fantazia” për të parë nga lartë qytetin e vjetër e duke vijuar vizitën në Zyrën e Punës, Shtëpinë e Skëndulatëve ,rrugicat e kalldrëmta e per të përfunduar në kalanë legjendare .
Në kalanë e qytetit pranë avionit amerikan tashmë një relikë e historisë Rama nuk i haroi as batuat që lidheshin me avionin e famshëm të divjakës. Kryeministri Rama tha se ky qytet I pakrahasueshëm u la në mjerim nga qeveria e kaluar  po shumë shpejt do ti kthehet lavdia e dikurshme e për këtë do të fillohet ndërhyrja masive në 29 rrugë të qytetit. Po sipas tij po përgatitet një project për të restauruar shtëpitë karakteristike të kategorisë së parë të qytetit të gurtë pasi këto monumente do të shërbenin si inustrumente të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit të Gjirokastrës.Gjirokstra përbën një pasuri të jashtëzakonshme dhe ne premtori Rama do ta kthejmë në një vend me punësim të plotë në mënyrë që të gjithë gjirokastritët ë larguar për të mos u thyer më të kthejnë kokën pas përfundoi Rama.

No comments:

Post a Comment