17 May 2014

Provimi i gjuhes se huaj



560 maturantë në Gjirokastër ju nënshtruan sot provimit të detyruar të gjuhës së huaj. sipas drejtoreshes së Dar Lindita Rova nga 560 maturante vetëm 18 kanë zgjedhur Italishten dhe pjesa tjetër gjuhën Angleze. provimi është konceptuar në 5-së qendra administrimi të cilët do të vëzhgohen nga 14 vëzhgues të DAR. Provimi zgjati 2 orë e 30 minuta dhe përmbante 25 pyetjeMaturantët duhet j’u përgjigjen 25 pyetjeve të ndryshme, ndërsa niveli i tij i vështirësisë ishte ai  A2 dhe  i ndarë në tre seksione. Agjencia Kombëtare e Provimeve saktëson se në sesionin e parë maturantet  testohen mbi leximin.
Vetëm kjo pjesë ishte e përbërë nga 12 pyetje, të cilat  bazohen në një tekst, i cili mund të jetë një histori e shkurtër apo një e-mail mbi të cilin do të ndërtohen edhe pyetjet përkatëse. Kështu, maturantët duhet të përgjigjen për detaje të tekstit të dhënë, për specifikën e informacionit, apo edhe kuptimin e një fjale, apo fraze nga teksti i dhënë. Më pas do të jetë sesioni i dytë i cili do t’i kushtohet përdorimit të gjuhës, ose e thënë ndryshe gramatikës. Maturantët duhet t’i përgjigjen edhe këtu 12 pyetjeve të ndryshme. Ndërkohë që sesioni i tretë i testit do të jetë vetëm për shkrimin. Ky sesion është i përbërë vetëm nga një pyetje, ku maturantët duhet të shkruajë një email ose një histori të shkurtër e cila duhet të përmbajë 75 deri në 100 fjalë.Kjo është pyetja edhe me vlerësimin më të madh të pikëve, pikërisht me 10 pikë, nga 50 që janë në total. Hartuesit e tezës së provimit do të ndërtojnë pyetje të tilla për të kuptuar nëse maturantet janë në gjendje të kuptojnë fjali dhe shprehje të cilat përdoren në fusha të ndryshme siç janë informacionet personale, familjare, punësimi, gjeografia e zonës etj. Po kështu një tjetër qëllim i këtij testimi është edhe pjesa e përshkrimit të situatave të ndryshme.

No comments:

Post a Comment