17 May 2014

Gjirokastër, prezantohet Programi për nxitjen e punësimit për 2014



Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Drejtoria Rajonale e Punësimit  në Gjirokastër prezantuan në gjirokastër Programin e Nxitjes së Punësimit për vitin 2014. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Punësimit Genc Kojdheli  janë bërë ndryshime në 5 VKM për nxitjen e punësimit ndërkohë që është vendosur në dispozicion nga qeveria një fond prej 2.7 milionë dollarësh për të sjellë në tregun e punës rreth 3 mijë të punësuar.
Po sipas tij këto takime kanë si qëllim tu prezantojnë bizneseve të ndryshme mënyrën se si funksionon ky program, si bëhet aplikimi dhe si perfitohet  fondi i vendosur në dispozicion.Drejtori I Drejtorisë Rajonale të punësimit në qytetin e gurtë Eduart Pesha theksoi se kjo drejtori ka bërë takime me të gjitha bizneset , fasonët si dhe ndërtimet që veprojnë në rajonin e Gjirokastër të interesuar në nxitjen e punësimit. Po sipas tij aplikimet kanë nisur që prej 5 majit dhe do të zgjasin deri në 25 maj.Në programin për nxitjen e punësimit që vjen si një bashkëpunim me OKB përfshihen programe të specifikuara si programe punësimi për persona me aftësi të kufizuara, programe trajnimi etj. Këto programe ndihmojnë për të integruar në tregun e punës kategori të vecanta sic janë studentët e sapo diplomuar, gratë nga grupet e vecanta apo persona që nëpërmjet trajnimit priten të marrin një profesion dhe të integrohen brenda tregut të punës.

No comments:

Post a Comment