18 March 2014

Mungesa e hidranteve ne zonen muzeale të Gjirokastrës

                                                                             

Mungesa e hidranteve kryesisht ne zonen muzeale të Gjirokastrës ëdhtë një problem që po mbartet nga viti në vit duke mbajtur prezent edhe rezikun e banesave Gjirokastrite Shqetësim për zonën muzeale të qytetit është ndërtimi i saj arkitektonik, çka bën që shtëpitë e vendosura mbi njëra tjetrën të përfshihen shpesh nga flakët dhe të jetë një mision gati i pamundur shpetimi i tyre .Mungesa e hidrantëve, apo depozitave të ujit që përdoren në raste emergjente është problemi kyc në këtë zonë muzeale ne vlera të papersëritshme.
Ky është një nga hidrantët e mbetur në këtë zonë, pasi të tjerët ose janë shkatërruar, ose janë vjedhur për skrap. Për të shmangur rrezikshmërinë e lartë të zjarreve në zonën muzeale të Gjirokastrës, UNESCO ka kërkuar vazhdimisht që pushteti vendor të marrë masa për vendosjen e këtyre hidrantëve.Bashkia ka miratuar fondin dhe se bashku me drejtorinë e ujësjellësve, do të vendosin 25 hidrantë në gjithë qytetin. Nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Odise Kote thotë se investimi për këtë projekt do ta zgjidhë përfundimisht këtë shqetësim. Ndërsa drejtori i Ujësjellësit, Dashamir Qeli, jep garanci për funksionimin e këtyre hidrantëve në të ardhmen.Përveç lagjeve “11 janari”, “Palorto”, “Pazar i Vjetër”, “Varrosh” dhe “Partizani”, hidrantët do të mbulojnë edhe shtëpitë e veçuara, por që janë monument të kategorisë së parë, të shpërndara në lagjet “Manalat” dhe “Dunavat”. Flakët në banesat e vjetra apo të braktisura muzeale të Gjirokastrës, kryesisht janë vënë edhe qëllimisht, ose për të tentuar për të ngritur godina shumëkatëshe, ose për të përfituar nga fondet për restaurim po gjithsesi problemi i shpëtimit të tyre mund të marrë zgjidhje vetëm me vendosjen e hidranteve në këtë zonë..

No comments:

Post a Comment