14 March 2014

Shkolla artistike Gjirokaster

                                                                                 

Shkolla e mesme artistike “Fehim Ibrahimi” i dhuroi qytetit të Gjirokastrës një shfaqje të vërtetë nëpërmjet një aktiviteti të dyfisht . Ky aktivitet përfshinte një koncertë instrumental dhe një ekspozitë me punimet më të mirë artistike të nxënësve, ku binin në sy punimet në skulpturë dhe piktura në tejlahë, në të cilin paraqiteshin kryesisht portrete, por edhe tema e natyrës.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle Bujar Dudumi, aktivitetet Live ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe nxisin talente të reja të punojnë më shumë për ta arritur nivele të larta në lëndët profesionale.Shkolla e mesme artistike “Fehmi Ibrahimi” është e vetmja shkollë në Gjirokastër që i dhuronë qytetit të gurtë jo vetëm talente të reja, por edhe aktivitete artistike.


No comments:

Post a Comment