07 February 2014

Protesta e Bences


Devijimi i projektit te ndertimit te nje HEC  ne fshati Benc te rethit te Tepelenes ka detyruar banoret e zones te protestojne .Tashme ndertimi i ketij Hec i miratuar nga Ministria e Energjitikes sipas banoreve te zones ka ndryshuar projektin ,  cka nenkupton devijimin  elumit te bences dhe shkaterimin e ekosistemit te zones .Miratimi ndertimit te HEc ne Benc ka nisur prej vitit 2009  duke nenshkuar ne mareveshje nje kontrate me banore te zones  ku thuhej se nuk do te cenohej rjedhja e lumit prane ketij fshati Madje ne Vitin 2009 ka marre edhe leje nga minsitria e mjedisit cka nenkupton se nga ky ndertim nuk ka deme ne mjedis.,
Po sipas te njejtave burimimeve deri ne vitin 2013 per ndertimin e saj eshte punuar me ritme te ngadalta.Nderkohe  gjate vitit te kaluar nderyshe nga projekti fillestar  kompania Ferar “SHPK me adminitrator Arjan Cukaj  e ka ndryshuar ate , duke nisur ndertimin  e nje tuneli i cili do terheqe rjedhen e ujrave te Bences .Vete komuna Qender Tepelene pohon se kjo eshte ne kundershtim me ligjin dhe se devijimi i ujrave te lumit ndikon per tre fshatra te zones , duke demtuar  banoret por njeherazi prish edhe ekosistemin e gjithe zones.Lugina  e Bences ehste  e njohur per  pasurite natyrore te pemeve qindravjecare .Sipas kreut te komunes Redi Rama kjo firme nuk eshte serioze deri ne faktin qe ndryhimi i projektit eshte bere pa dijeni te banoreve dhe miratimit te tyre e njeherazi nuk eshte miratuar nga komuniteti.Sipas tij perfqasues te firmes kane sjelle prane komunes nje dosje te projektit te ri te ndryshuar por qe devijon ujrat e Bences , cka nuk eshte pranuar edhe nga vete komuna.Nga ana tjeter vete banoret kane pohuar se dy here kane nderprere punimet te punojesve te ndertimit te HEC   deri ne sqarimin dhe venien ne dijeni te menyres , si do te ndertohet ai.Kjo zone sipas tyre eshte nje pasur natyrore dhe ekonomike per ta , por kundershtimi ka hasur edhe denoncime per banoret e zones cka sipas tyre eshte padrejtesi.tashme ankesat e tyre jane  nenshkuar dhe ne prefekture e priten qe ato te dergphen edhe ne Ministrine e Energjitikes ndersa me pas  banoret jane shprehur se do te vijojne protesta duke mos lejuar shkaterimin e zones se tyre

No comments:

Post a Comment