08 February 2014

Koka ne Permet,menyre e re menaxhimi

                                                                             

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka zhvilluar në Përmet një takim me drejtorët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe Kryetaret e komunave të Qarkut Gjirokastër. ”Do aplikojmë një mënyrë të re menaxhimi. Abuzimet duhet t’i përkasin vetëm të kaluarës. Ne duhet t’i rikthejmë madhështinë natyrës sonë" është shprehur në fjalën e vet ministri Koka.Ai e ka cilësuar Gjiroakstrën si një ndër qarqet me vlera të vyera natyrore, por jo pa problematika.“Ne nuk mundemi te zhbëjmë gabimet e së shkuarës, por jemi te bindur se do te mundemi te ruajmë dhe të zhvillojmë këto vlera që kemi. Ju garantoj se jemi duke evidentuar çdo lloj konçensini të çdolloj natyre, do të jemi radikalë në marrjen e vendimeve për t’I kthyer identitetin jo vetëm Përmetit, por edhe Qarkut të Gjirokastrës”
është shprehur ministry Koka.I pyetur në lidhje me gjuetinë e paligjshme ministry Koka ka thënë se masa për gjuetinë e paligjshme ka qenë radikale, por e domosdoshme. Janë rreth 74 mijë armë gjahu të dhëna nga min e brend, ndërsa ka vetëm 5000 gjuetarë të regjistruar, të tjerët janë të paregjistruar. Kjo masë nuk shërben vetëm për frenimin e gjuetisë së paligjshme, por edhe për kontrollin e frenimin e shpërndarjes së armëve, por edhe për mbrojtjene kafshëve shumë prej të cilave janë në zhdukje ka deklaruar ministry I mjedisit.
Ndër të tjera ai e ka cilësuar si një ndër sfidat më të rëndësishme të ministrisë, përpjekjet e ministrisë së mjedisit për eliminimin e guroreve dhe dëmeve të shkaktuara prej tyre. Sipas ministrit Koka ka një numër shumë të madh guroresh, por edhe impiante që kërkojnë impenjim financiar për t’u zhvendosur në zona ku mund të shfrytëzohen duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.Ndërsa përsa I përket mbetjeve urbane sipas ministrit të mjedisit  në 2014 për një numër të caktuar mbëtjesh do të ketë dhënie më koncesion për riciklim. Nuk ësëhtë e thjeshtë të ndërtojmë landfille në gjithë shqipërinë në një vit, por brenda dy vitesh gjithë shqipëria do të ketë landfille duke u përpjekur që edhe ato të kthehen në produktive për prodhimin e energjisë ka përfunduar fjalën e vet minsitri I mjedisit Lefter Koka.

No comments:

Post a Comment