06 February 2014

Mungesa e infrastrukturës në Memaliaj, prej 15 vitesh nuk vendoset dorë

                                                                             
Infrastruktura rrugore në qytetin e  Memaliaj, që prej 15 vitesh nuk po gjen zgjidhje.duke e renditur këtë qytet në një qytet të haruar.Edhe pse qeveria mëparshme ka miratuar projekte për të përmirësuar infarstrukturën rrugore në këtë qytet, duket se këto fonde nuk kanë mbërritur asnjëherë. Gjithcka bëhet e ditur nga nën kryetari i Bashkisë Memaliaj Behari Lulo.
Sipas tij problem kryesorë paraqesin rrugët të cilat kanë qenë projek në vazhdim,  mungesa e rikonstruksionit të qendrës së qytetit por edhe mjaft segmente te tjera te cilat për mungesë fondesh po lëngojnë në harresë. Qyteti i Memaliajt dikur i njohur si qyteti i miniatorëve për shkak të Minierës së qymyrgurit, që prej mbylljes së kësaj miniere duket se është lënë në harresë. Dikur një nga qendrat më prodhuese në vend, sot ajo cka të ofron ky qytet është varfëria, papunësia mbytësë por edhe një infrastukturë rrugore që lë për të dëshiruar e bën këtë qytet në të  aruarin e të gjithë qeverive qoftë majtas apo djathtas.

No comments:

Post a Comment