01 February 2014

23 milion dollarë debi e akumuluar nga mospagimi I faturave I energjise

                                                                       

23 milion dollarë debi e akumuluar nga mospagimi I faturave  shkon shifra e grumbulluar gjatë këtyre viteve për Qarkun e Gjirokastrës. Shifra kolosale eshte bere publike ne mbledhjen e radhes se task forces se ngritur per energjine elektrike nen prezencen edhe te drejtues i pergjithsshem i kesaj task force  zv/kryeministri NikoPeleshi  Peleshi theksoi se Gjirokastra që është një qark model në shumë drejtime, ka një nivel humbjesh të pajustifikueshëm energjie që shkon në 40%.
Ndër të tjera zv/kryeministri Peleshi theksoi faktin se shqetësim kryesor për Gjirokastrën mbetet Komuna Lazarat, por janë marrë angazhimet konkrete për muajin shkurt me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë falë memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen e kësaj task force.Në disa qarqe 30-40% e punonjësve të CEZ rezultojne debitorë, ndërkohë që nuk kanë asnjë justifikim për të mos paguar detyrimet ndaj shtetit.Gjate ketij takimi u kerkua nga punonjësit e CEZ të çojnë para prokurorisë gjithë subjektet me lidhje të paligjshme dhe vjedhje të energjisë, ndërsa subjektet private të përgatiten që do t’u preken llogaritë bankare nëse nuk shlyejnë detyrimet, pasi fatura e CEZ është titull ekzekutiv, ekuivalente me një vendim gjykate.16 milion leke më shumë se janari I kaluar shkon shifra e grumbulluar përgjatë këtij viti në Qarkun e Gjirokastrës bejne me dije drejtues lokal te CEZ shperndarje.

No comments:

Post a Comment