04 February 2014

Gjirokaster, zhvillimi i bujqesise prioritet per vitin 2014

                                                                           

Zhvillimi i bujqsise ne Qarkun e Gjirokastres perben nje nga prioritet e qeverise shqiptare per vitin 2014. Per kete vit investimet qe do te ndermerren ne fushen e bujqesise kapin vleren e 33.5 milione lekeve te reja, perkatesisht nje buxhet me 7% me shume investime ben me dije drejtori i bordit te kullimit Kristaq Xhai.Sipas tij perparesi do ti jepet sidomos sistemit vadites ne vend
. Nje nga problemet ne sektorin e bujqesise ne Gjirokaster mbetet mospunimi i tokave per shkaqe te ndryshme sic eshte edhe demtimi i kanaleve ujitese, duke i lene keto toka djerre.Braktisja e tokës në jug të Shqiperise, mungesa e punes dhe e prodhimit vendas, ka bere qe nje pjese e madhe e produkteve te vijne nga importi.Gjithandej tokat ne jug te vendit jane braktisur, sa per shkak te nivelit te larte te emigracionit aq dhe per shkak te konkurences se ashper qe dy vendet fqinje Greqia e Maqedonia i bejne tregut shqiptar. Nder shkaqet jane akciza e ulet dhe fakti qe Shqiperia eshte anetare e organizates boterore te tregetise.

No comments:

Post a Comment