30 January 2014

Pulumbaret ne kerkim te armes se krimit

                                                                                

Forcat RENEA nisën që në orët e para të mëngjesit te sotem kërkimet për gjetjen e armës së ngjarjes së sulmit mbi autobuzin e linjes Tiranë –Athinë ku humbi jëtën një 25 vjecar dhe u plagos një tjetër. Në rjedhën e fortë të vjoses pulumbarët e RENEAS nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shënjë të mundshme te armes se krimit të 27 janarit ashtu si kundër pretëndon policia e Gjirokastrës.
Ndërkohë që kërkimet po vijojne deri në një afat të pacaktuar.Policia e Gjirokastrës arrestoi dje 4 autorët që qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj. Të arrestuarit janë Klajdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj. Nga hetimet rezultoi sipas policise se Klajdi Tringa, Besmir Ruçi e Jugen Lola të ndihmuar nga Gentian Beqiraj kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar. Deri tani duket se polcia lokale është vënë në vështiorësi pasi nuk rezultojnë prova konkrete që katër të rinjtë të jene autorët e krimit te 27 Janarit.

No comments:

Post a Comment