05 January 2014

Për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë

Ministri Tahiri ka bere prezent punen e policise ne tre muaj nga ku tha se bashkëpunimi ka dhënë rezultatet e pritshme. Ministri deklaroi se krahasuar me muajin dhjetor 2012 për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 60% më i lartë përsa u përket personave të proceduar. Treguesi për trafiqet e paligjshme është 167% më i lartë për veprat dhe 168% për autorët. Përsa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit treguesit janë 142% më shumë përsa i përket veprave penale dhe 160% përsa i përket personave të proceduar.
Krimet kundër personit janë ulur me 55% në muajin dhjetor 2013. Ndërkohë është rritur me 29% kapja e personave që kanë kryer këto krime. Sipas ministrit Tahiri për muajin dhjetor është ulur me 13% numri i aksidenteve. Ai theksoi se është ulur me 38% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, me 20% me pasojë plagosje të rënda dhe me 8% i aksidenteve me plagosje të lehta. “Në tërësi ajo që mbetet për tu shënuar janë akisdentet me pasojë fatale 38 % më pak. Sa i takon masave administrative në dhjetor 2013 58848 masa administrative nga 20.00 që ishin në 2012. Për dhunën në familje ka 45% procedime më shumë”,- deklaroi ministri.Tahiri garantoi se do të ketë një paketë të plotë ligjesh për sigurinë publike, e cila do të rikthejë besimin te Policia e Shtetit. Ai theksoi se me masat që po merren Policisë së Shtetit do t’i rikthehet dinjiteti i munguar. Ai theksoi se ka përfunduar faza e parë e reformës. “Përsa i përket fazës së parë të reformës, është riorganizimi i strukturës së Policisë së Shtetit. Vetëm brenda një hoteli rrinin mbi 800 punonjës, drejtues. Puna e policisë vlen kur është në rrugë dhe afër qytetarëve, duke e kthyer në një institucion të rëndësishëm specialistin e rendit në zonë dhe duke reformuar mënyrën si funksion me protokolle pune policia në çdo pozicion pune”,

No comments:

Post a Comment