28 January 2014

Humbet jeten 24 vjecari

                                                                       
“Autorët të gjenden dhe të varen në litar”, shprehen familjarët e 24-vjeçarit që mbeti i vrarë dje nga një grabitje me armë që u tentuan ndaj autobusit të linjës Athinë-Tiranë. Një parregullsi në dokumente i ka kushtuar jetën 24-vjeçarit nga Peqini. Laurent Tabaku ishte nisur për të takuar të fejuarën në Patra të Greqisë, por mbeti i vdekur nga grabitës të armatosur. I riu që mësohet se dhe prindërit e tij i kishte në Greqi, kishte udhëtuar pak pas mesditës të së dielës nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Kakavijës.
Pas kontrollit rutinë në kufi, kishte rezultuar se në dokumentacionin e Tabakut ka pasurnorregullsi dhe kjo ka bërë që pala greke ta kthejë mbrapsht të riun.Duke mos pasur rrugë tjetër, Tabaku ka vendosur për t’u kthyer mbrapsht dhe ka hipur si pasagjer i fundit në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes. Rrugëtimi ka qenë i qetë, pasi edhe qarkullimi në këto orë është i rrallë, por kjo ka ndodhur derisa autobusi ka lënë pas qytezën e Memaliajt dhe është futur në vendin e quajtur “Kthesa e Vasjarit”, në Mogile, i njohur si vend strategjik për grabitjet e maskave gjatë trazirave të vitit ‘97. Dy persona mbetën të lënduar nga plumbat e xhamat e autobusit, por fati i keq ishte në krahun e Laurentit. Ai ka mbërritur pa ndjenja në spitalin e Fierit. Mjekët që në orët e para të mëngjesit thanë se gjendja e tij ishte kritike. Qeset me gjak për të kompensuar hemorragjinë nuk e kanë shpëtuar dot të riun.

No comments:

Post a Comment