Cmimi i biletës për trasportin urban në Gjirokastrës nuk ka ndryshuar të paktën tani për tani. Rritja e cmimit të akcizës kryesisht për karburantet paralajmëron rritjen e kostos së jetësë edhe per banoret e qytetit jugor.Kordinatrori i axhensisë së trasportit urban në këtë qytet Halim Bistri bën me dije se cmimi i biletës nuk ka ndryshuar, megjithatë sipas tij kjo situatë pritet të vazhdojë deri në muajn mars. Janë disa faktorë që e veshtirësojnë vendimin për rritjen e biletës pasi edhe pse kostoja e transportit është rritur kriza ekonomike do të frenojë qytetarët të ndërmarrin udhetimet e tyre
dhe si rjedhoje do te frenojë punën për këtë biznes.Prej 1 Janarit ditë kur hyri në fuqi paketa e re fiskale Benzina dhe nafta pësuan një rritje prej 10-15 lëkë për litër edhe pse në mënyrë abuzive.Në mbyllje të muajit dhjetor, një litër naftë është tregtuar nga 183 deri në 188 lekë për litër, ndërsa aktualisht çmimi luhatet nga 188 deri në 193 lekë për litër. Rritje të beftë ka pësuar edhe çmimi i benzinës kështu nga 187-188 lekë për litër që është tregtuar në muajin Dhjetor , këto ditë Janari benzina është shitur me 187- 199 lekë për litër. Ashtu si ndodhë rendomë në shqipëri rritja e karburanteve do të pasohet me një rritje të vazhdueshme të cmimeve në cdo sektorë madje deri edhe në rritjen e cmimit të barnave.
No comments:
Post a Comment