23 January 2014

Muzeu i armeve ne Gjirokaster ne gjendje mjerane

                                                                           

Muzeu i Armëve në Gjirokastër, lëngon nga mungesa e investimeve. Qysh prej celjes së tij 44 vjet më parë, muzeu i vetmi i këtij profili në jug të vendit dhe ndër më të rëndësishmit në vend, nuk ka njohur mbështetjen e shtetit përvecse dërgimit me pikatore të fondeve minimale për mirëmbajtje. Prej vitit 2000 e në vazhdim, shteti shqiptar ka investuar 70 milion lek dhe këto të destinuara vetëm për hidroizolimin e tarracës që pas cdo investimi, shenjat e egrasisë shtohen edhe më tepër.
Ndonëse investimi i fundit në hidroizolimin e tarracës përfundoi katër vite më parë, 40 milionët nuk kanë mjaftuar për të mbyllur përfundimisht pikat nga tarraca duke u krijuar premise për vazhdimin e rrënimit të gjendjes fizike të ambjentit. Vizitorët e paktë në këtë sezon që marrin udhën për të vizituar qytetin e gurtë, shprehen mjaft të habitur për gjendjen në të cilën ka përfunduar i vetmi muze armësh në jug të vendit. Muzeu i Armëve të Gjirokastrës, pozicionohet në pjesën jugore të kështjellës së qytetit në godinën kur dikur ish mbreti Zog, e ngriti atë për të burgosur kundërshtarët e rregjimit. Në këtë muze, ekspozohen trofetë e LANC të kapura nga forcat partizane, si dhe dekoracione të kohës.

No comments:

Post a Comment