15 January 2014

Mblidhet shtabi I emergjencave civile në Gjirokastër.

                                                                         

Prefektja e Gjirokastrës mblodhi dje shtabin e emergjencave civile nen prezencen e drejtorit te pergjithshem te emergjencave civile z Shemsi Premci . Ka qenë prefektja Rami e cila bëri prezent situatën ne prefekturën e Gjirokastrës ku edhe pse mund të quhet një situatë normale ka problematikat e veta sic janë shkarja e dherave ne disa akse rrugore nacionale apo rrurale
Drejtoret e institucioneve të ndryshme ne këtë prefekturë nuk lanë pa përmendur problematikat që përballen ne punen e tyre e sidomos me rinisjen e reshjeve të shiut të cilat rikthjnë shkarjen e dherave ne disa zona ku me problematikja njihet zona në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e njohur Shkalla e zezë. Rikthimi I shirave kryesisht ne qytetin e gurte rikthen frikën e shembjeve të monumenteve të kulturës që parqiten në rrezikshmëi të lartë shembjeje por për këtë problem nevojiten investime serioze dhe konkrete që nuk mund të përballohen me fondin e emrgjencave civile në këtë zonë.

No comments:

Post a Comment