Dje rreth orës 20.00, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Përmet kanë bërë arrestimin e shtetasit:Sadik Lamcellari, i datëlindjes 1992, lindur e banues në Këlcyrë Përmet.Ky shtetas më datën 14.01.2014, rreth orës 11.00, në Këlcyrë ,
ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur S.S, 17 vjec, e cila ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Përmet për shtetasin e sipërpëmendur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Hapura në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e shtetasit të sipërpërmendur për veprën penale të “Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
No comments:
Post a Comment