14 January 2014

Bllokohen 35 kandestine

                                                                               
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për parandalimin dhe goditjen e trafikut të klandestinëve që vijnë nga vendet e treta nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, një tjetër rast është goditur në orët e para të mëngjezit dhe konkretisht:
Rreth orës 04.00 të mëngjezit të datës 13.01.2014, Spcialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë një operacioni të zhvilluar  ne aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë ,
kanë bllokuar një automjet Benz Kamjon , i cili transportonte 35 shtetas të huaj klandestinë të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes së datës 12.01.2014.Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme  kanë shoqërurr tre shtetas në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër  , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të tre shtetasëve:
A.Gjonaj , i datëlindjes 1979 lindur e banues në Lac.
K. Qebini, i datëlindjes 1992, lindur e banues në Tepelenë.
S.Qebini, i datëlindjes 1988, lindur e banues në Tepelenë.
Këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin do të realizonin transportin  e klandestinëve drejt Malit të  Zi kundrejt fitimit 350 Euro për person.
Materialet në ngarkim të tyre  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit , kndrejt fitimit kryer në bashkëpunim”, vepër kjo e parashikuar nga nenet 298/2 e 25 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment