27 January 2014

Tepelenë: Qëllohet autobuzi Athinë-Tiranë në të dalë të Memaliajt.


Një autobuz i linjës Athinë-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri mengjesin e se henes. Bilanci tregon për dy pasagjerë të lënduar si pasojë e predhave të armës së cliruar nga keqbërësit. Ngjarja ka ndodhur në të dalë të qytetit të Memaliajt në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër në vendin e quajtur Mogile. Sipas vetë pasagjerëve të autobuzit  gjithcka ka ndodhur pas orës 01:34 minuta në momentin kur autobuzi, ndodhej në afërsi të kthesës së Vasjarit. Mendohet se kanë qenë katër persona të cilët ndodheshin në krahun e majtë të rrugës ku shtinë në drejtim të autobuzit.
Fillimisht, keqbërësit, kanë qëlluar në ajër për të trembur shoferin e mjetit dhe kur kanë parë se autobuzi ka rritur shpejtësinë duke mos i'u përgjigjur sinjalit me shkrehje arme, qëlluan në drejtimin direkt të tij cka shkaktoi plagosjen e dy pasagjerëve përkatësisht Laurent Tabaku 23 vjec nga Elbasani dhe Q. Dihani 19 vjece nga Fieri. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, djaloshi 23 vjecar është qëlluar në organet jetike ndërkohë që vajza 19 vjecare, është gërvishtur lehtë në fytyrë, si pasojë e kokrizave të xhamit të dritares nga ku hynë predhat e armës së zjarrit. Djali i plagosur, është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për trajtim të specializuar ndërkohë që gjendja e tij, raportohet të jetë shumë e rënduar pasi ka marrë plagë të rënda në mushkëri, mëlci dhe kollonën vertebrore. Ndërkaq, të gjithë pasagjerët pas ngjarjes, së bashku me autobuzin, janë shoqëruar për në Policinë e Qarkut në Gjirokastër, për të dhënë intervistimet e nevojshme. Grupi hetimor, i gjendur në vendngjarje, ka konstatuar gjurmë të predhave të armës së zjarrit në të katër cepat e autobuzit. Mendohet se keqbërësit, kanë përdorur armë zjarri të sofistikuar të llojit ShootGun. Policia ndërkohë, është vënë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarjeje dhe po kreh të gjithë zonën përreth, me një diametër gati 1 km. Nga ana e tyre, pasagjerët e autobuzit, kanë vlerësuar veprimin e shoferit, i cili nuk ndaloi në momentin e goditjes së autobuzit me armë zjarri. Ata falenderojnë Zotin, që dolën të gjallë nga kjo ngjarje.
Nga policia e gjirokastres mesoet se si autor te dyshuar te ngjarjes ne polici jane shoqeruar me dhjetra te dyshuar,aktualisht polcia eshte duke krehur te gjithe zonen ku ndodhi ngjarja ne ndjekje te autoreve.
Ngjarja e sotme, është e dyta që ndodh brenda një harku kohor prej 12 muajsh në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër. Në fund të janarit të vitit që shkoi, një autobuz i Sarandës për në drejtim të kryeqytetit, u qëllua me armë dhe u grabit nga dy vëllezër të fshatit Mamaj.

No comments:

Post a Comment