09 January 2014

Rritja e cmimeve

                                                                             
Pak dite pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale, në treg ka nisur rritja e çmimeve të mallrave me akcizë si karburante dhe cigare. Janë jo vetëm qytetarët që reagojnë për këtë rritje por edhe vetë tregëtarët pasi cmimet e kripura do të thonë për ta më pak shitje. Në fakt përball kësaj rritje më të prekur përvecse qytetarëvë në përgjithsi janë edhe biznesi I vogel I cili e ndjen më tepër uljen e shitjeve .Nga një vëzhgim normal në treg konstatohet një rritje e çmimit të karburanteve deri në 6 leke për litër në disa prej pikave të shitjes me pakicë. Kështu, nëse javën e kaluar, në mbyllje të muajit dhjetor, një litër naftë është tregtuar nga 183 deri në 188 lekë për litër, aktualisht çmimi luhatet nga 183 deri në 193 lekë për litër. Rritje të beftë ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Kështu nga 187-188 lekë për litër që është tregtuar një javë më parë, këtë fillim Janari benzina është shitur me 187- 199 lekë për litër.
Rritja e çmimit te karburanteve nuk mund t’i faturohet paketës fiskale, pasi në bazë të ligjit, kompanitë e karburanteve duhet te kenë krijuar rezerva dhe rritja nuk mund të reflektohet menjëherë. E njëjta situatë paraqitet edhe në tregun e shitjes me pakicë të cigareve të cilat kanë nisur rritjen e mënjherëshme të tyre që në muajn dhjetor. Në disa pika të shitjes me pakicë , paketat e cigareve janë shtrenjtuar me 30-50 lekë. Nësë përpara paketës fiskale duhani me dredhje kushtonte 200 lekë, aktualisht cmimi ka shkuar në 250 lekë duke u shtrenjtuar me 50 lekë, por shrenjtim me rreth 30 leke kanë pësuar edhe paketa të ndryshme cigaresh si Slims e cila tregëtohej me 180 lekë dhe aktualisht ajo tregëtohet me 200 lekë etj.Në të gjithë paketën rënduese të taksave, rritja e barrës për cigaret ishte ajo më pak e kundërshtuara nga publiku. Tregu i cigareve në Shqipëri është i dominuar nga disa kompani, të cilat kanë licencat eskluzive të tregtimit nga prodhuesit e tyre. Për shkak të specifikave, në shumë vende të Botës shitja e cigareve i nënshtrohet rregullave të forta.

No comments:

Post a Comment