11 January 2014

23 vjetori i krijimit të Organizatës së Minoritetit Etnik Grek Omonia

                                                                              

Ne 23 vjetorin e krijimit te Organizatës së Minoritetit Etnik Grek Omonia është organizuar në Dervician të Gjirokastrës festimi I pervitshëm I prerjes tradicionale te pitës. Këto festime nisën me nje ceremoni fetare për të vijuar më pas me fjalimet e rastit dhe një koncert festiv. Në këtë përvjetor përvec drejtuesve të Omonias Si Vasil Bollano e Vangjel Dule merrnin pjesë edhe deputët grek të partisë Demokracia e re dhe Syriza . Ne fjalën e tyre deputet grekë përpara banorëve të minoritetit nuk lanë pa përmendur atë që e përmendin cdo vit , integrimi I Shqipërisë në BE kalon nëpërmjet Greqisë.
Nga ana tjetër Vangjel Dule kreu I PBDNJ ne nje intervistë për mediat u shpreh I pakenaqur si nga qeveria Berisha ashtu dhe qeveria Aktuale e kryministrit Rama te cilat sipas tij e kanë harruar minoritetin. Dule nuk la pa përmendur edhe procesin e censusit që ai e quan të manipuluar. Ndërsa kreu I Omonias Vasil Bollano tha se 23 vjetori I Omonias është ditë analize dhe shohim tha ai se minoriteti po anashkalohet duke përmendur faktin se në qeverinë Rama nuk ka asnjë ministër minoritar. Pervec kësaj ai përmendi disa probleme që shqetësojne minoritetin gjatë këtyre viteve,Si cdo fillim viti përvec kujtimit të atyre që kontribuan në krijimin e kesaj organizate bëhet edhe analiza dhe kërkesat për zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë këtë komunitet.

No comments:

Post a Comment