12 January 2014

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike .

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të trafikut ndërkombëtar  të lëndëve narkotike të realizuara nga ana e Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin Kundër Nrkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike  është goditur në Kakavije  rreth orës 15.00 të datës 11.01.2014 dhe konkretisht:Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes  gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin Xhip Jep me targa amerikane  AQM E 40 , që   drejtohej nga shtetasi Jani Lala, i datëlindjes 1968, lindur dhe banues në Borsh Sarandë , kanë konstatuar se në dyshemenë e automjetit në pjesën e bagazhit  kishte pako me  lëndë  narkotike.Menjëherë efektivat e Policisë Kufitare  kanë njoftuar Specialistët  Sektorit Kundër Narkotikëve dhe grupin hetimor të cilët kanë mbritur menjëherë në vendngjarje ku nga kontrolli i imtësishëm i automjetit i bërë nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se :
Në shasinë e automjetit poshtë bagazhit ishte krijuar një dhomë e fshehtë enkas për të fshehur lëndë narkotike , ku nga kontrolli rezultoi se në dhomën e fsheht u gjetën 28 pako me peshë 1 kilogramë secila.Kontrolli ka vijuar i imtësishëm në të gjithë automjetit , ku nga kontrolli rezultoi se në  brendësi të mbrapakolpit , në pjesët  anësoret e bagazhit dhe në tapicerinë e tavanit kishte pako me lëndë narkotike gjithësej 14 pako , me peshë të ndryshme.Gjithësej në automjet u gjetën 42 pako , me peshë totale 37.5 kilogramë Mariuanë. Së bashku me drejtuesin e mjetit , udhëtonte edhe shoku i tij shtetasi Dritan Kondi i datëlindjes 1978, lindur dhe banues në Sarandë.Të dy shtetasit janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore, pas nje pune profesionale dhe hetimore  kanë  bërë arrestimin në flagrancë  të drejtuesit të automjetit  Jani Lala, si dhe të shokut të tij Dritan Kondi pasi rezultoi se edhe ky ishte i implikuar në këtë trafik.Arrestimi i tyre u bë për veprën penale Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.Destinacioni i drogës ishte Athina.










No comments:

Post a Comment