16 December 2013

Materniteti ne Gjirokaster ne gjendje te mjeruar


Që prej krijimit te tij ne Prill te 1986  në pavionin e obstetris në spitalin rajonal Omer Nishani në Gjirokastër nuk është vënë dorë. Sot 27 vjec paraqitet ne nje gjendje te degraduar dhe aspak normal si vendi ku lind jeta . ne kete godine sipas drejtuesve aktual në vite janë realizuar vetëm lyerje fasdash. Problematike paraqesin vecanërisht katet e mësipërme të këtij materniteti të cilat janë jashtë funksonit dhe nuk perdoren me duke u kufizuar vetem ne katin e pare dhe te dyte .
Drejtori i spitalit Rajonal Omer Nishani Armand Mamani bën me dije se është hartuar një projekt për restaurimin e kësaj godine e cila është dërguar për miratim në Ministrinë e Shëndetësisë .Një tjetër problem jo pak të rëndësishëm që ndeshim si për spitalin Omer Nishani ashtu dhe për Maternitetin është edhe mungesa e anestezistëve në këtë spital.Sipas drejtorit të këtij spitali një anestezistë mbulon 8 kirurgë si për sallën kirugjikale të spitalit Omer Nishani, ashtu edhe për sallën kirurgjikale të maternitetit, dy godina të lidhura bashkë.Në maternitetin e Gjirokastrës kryhen lindje, abortime dhe lindje kirurgjikale nga e gjithe prefektura e qarkut gjirokaster ku permenden rastet e shpeshta nga  Tepelena, Përmeti dhe Memaliaj .Duke mbuluar nje territor të gjerë rikontruksioni i kësaj godine bëhet një nevojë imediate pasi nënat e reja përballen me kushte aspak normale .

No comments:

Post a Comment