08 August 2014

Kathimerini: Hetimet rreh paktit detar po tendosin marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Nisja e hetimit të marrëveshjes së ujërave detare Shqipëri-Greqi ka shqetësuar Athinën.

Burime diplomatike atje i kanë thënë gazetës vendase “Kathimerini” se ‘fillimi i hetimit është një pengesë e madhe për të ecur përpara me marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi, për shkak se marrëdhëniet mes dy shteteve po bëhen gjithnjë e më të tendosura. ’Gazeta përmend emrin e kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha, asokohe ministër i Jashtëm dhe personi që nënshkroi marrëveshjen.Gazeta shkruan se Prokuroria shqiptare prej dy muajsh ka mbledhur prova që çojnë në përfundimin se ka pasur shkelje të ligjit gjatë hartimi të paktit detar. Gjithçka nisi të maj të këtij viti, kur  ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm për të hetuar marrëveshjen e arritur në vitin 2009.

No comments:

Post a Comment