07 December 2013

GJIMNAZI "A.ZENELI" FESTON DITLINDJEN


Shkolla e mesme "Asim Zeneli" në Gjirokastër mbushi sot 90 vjec. Në kuadër të festimve për këtë përvjetor është paraqitur edhe një ekspozitë retrospektivë ndër vite u paraqitën arritjet e kësaj shkolle dhe projekte mësimore të realizuar nga vetë nxënësit. Ish drejtori i shkolles “Asim Zeneli” Dhimiter Qurku i cili e cilësoi këtë shkollë si një ndër shkollat më të mira jo vetëm në vend, por në të gjithë Ballkanin.
Në këto festime përvec autoriteteve lokale prezent  ka qënë dhe Ministri i mirëqënies sociale Erjon Veliaj i cili ndoqi me vemendje ekspozitën e arritjeve të shkollës Asim Zeneli ndërvite.Kjo ditë u kujtua me nostaligji edhe nga ish nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, tw cilwt drejtuan një mesazh urimi në përvjetorin e 90 të shkollës Asim Zeneli.Shkolla e mesme "Asim Zeneli" u themelua në 7 dhjetor të vitit 1923 si një ndër shkollat e para në jug të vendit. Fillimisht u hap si një lice e më vonë pas clirimit të vendit do të pagëzohej me emrin e heroit kombëtare Asim Zeneli.Ky gjimnaz ka nxjerrë qindra figura të shquara, të cilët pasi kryen universitetin brenda dhe jashtë vendit dhanë ndihmesën e tyre në fushën shkencore, ekonomike dhe shoqërore të vendit.Shkrimtarët si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli janë figurat e shquara të cilët me penën e tyre ia shtuan më shumë krenarinë kësaj shkolle.

No comments:

Post a Comment