29 October 2013

Artan Didi: Lazarati problem kompleks

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje të afërt në Lazarat, duke theksuar nevojën e shqyrtimit të situates, sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, dhe bashkëpunimit mes institucioneve, në mënyrë që misioni kundër kultivimit të drogës në këtë zonë të rezultojë i suksesshëm.Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, Didi tha se Lazarati është një problem kompleks që nuk mund të zgjidhet vetëm nga policia, por që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve.“Lazarati është një problem tepër kritik dhe nuk mund të mbyllim sytë, kjo problematikë njihet dhe nga vende të tjera. Ky është një problem
kompleks. Do të kërkojmë ndihmën e mediave, forcave politike të gjithë instrumenteve socialë që kur të shkojmë të tentojmë të hyjmë në Lazarat të hyjmë tamam”,- deklaroi drejtori Didi. “Me të gjithë ato mekanizma që shteti ka, qoftë të agjencive ligjzbatuese, por dhe agjencive të tjera që janë të interesuar që Lazarati të mos ngelet një njollë e zezë për të gjithë shqiptarët dhe Lazarati ta shikojë mirëqenien e tij me punë të ndershme. Ne nuk mund të bëjmë strucin para një fenomeni të tillë",- vijoi më tej Didi. Kreu i policisë foli edhe për lëvizjet në institucionin që ai drejton, duke theksuar se policia do të spastrohet nga të gjithë njerëzit e korruptuar.“Do të rishqyrtohen efektivët që janë në detyrë. Ata që punuan me ndershmëri, do jenë pasuria e policisë”,- theksoi Didi.

No comments:

Post a Comment