17 June 2013

Berisha dhe Rama ne Gjirokaster


Kreu i socialistëve Edi Rama dhe skuadra e Rilindjes ishte te shtunën ne Gjirokaster, ku zhvilloi një miting madhështor në qendër të qytetit. Në fjalën drejtuar qytetarëve,  Rama ka  vlerësuar pjesëmarrjen e gjirokastritëve në  shesh, dhe ka shprehur mirënjohje  të madhe.“Mirënjohje për të gjithë ju që keni mbushur këtë shesh sot.
Po ta shikoja në foto do të thosha se ishte fotomontazh. Por e gjithë kjo është kaq reale dhe unë u them se ne do të jemi këtu pas 23 Qershorit që të bëjmë të mundur realizimin e ëndrrës që ka bërë të munduar këtë pjesëmarrje. Kush bashkohet në rrugën tonë deri në 23 Qershor nuk do të pendohet, por do të jetë krenar . Më tej kreu i opozitës ka ftuar të gjithë gjirokastritët të votojnë për të ardhmen , që sipas tij pas 23 qershorit do të varet nga aftësitë e gjithsecilit dhe jo nga lidhjet politike.“Shqipëria është familja e madhe dhe ajo nuk mund të punojë për familjen tënde Sali. Ne jemi këtu për të punuar së bashku me 700 familje të Shqipërisë, që pas 23 qershorit, të mos varet nga mbiemri yt. Ai ka akuzuar kryeministrin Berisha për shkatërrim të vendit prej korrupsionit dhe vjedhje të votave, duke ironizuar sloganin e dikurshëm të tij “me duar të pastra”.
Të djelën Berisha dhe uragani i tij i fitores ,ka mbyllur fushatën e tij elektorale për Gjirokastrën,në një miting madheshtor.Nga Gjirokastra kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun socialist se nga 365 ditë që ka viti ,270 ditë nuk ka punuar por ka bllokuar,ndërsa Shqipëria dhe PD kanë ecur përpara.Gjatë mitingut elektoral në këtë qytet Berisha bëri thirrje që vota më 23 qershor të jetë për PD dhe jo për kandidatët e majtë ,të cilët  kandidojnë në këtë qytet ,pasi u përzunë nga  qytetet e tjera."Për ne gratë e burra është puna dhe sakrifica e kënaqësisë  arritjet e suksesit,besimi tek njëri-tjetri ,tek Gjirokastra ,tek Shqipëria ,tek e ardhmja",-u shpreh Berisha nga Gjirokastra.Edi Rama ,-tha ai ,është përçarësi më i madh i minoritetit .”Po vëllezër minoriteti duhet të jetë i bashkuar në interesat e tij”.Berisha ftoi edhe njëherë qytetarët të votojnë numrin 44.


No comments:

Post a Comment