01 July 2013

Nje vere e sigurt me higjene


Nëse do të duam të kalojmë një verë pa probleme shëndetësore ,atëhere do të duhet të kujdesemi më shumë për higjenen ,një ambjent i pastër do të thotë një shëndet i sigurt. Ilirian Ruka ndihmës inspektor higjene në Drejtorinë e Higjenës në rrethin e Gjirokastrës ,u bën thirrje banorëve të tregohen më të kujdesshëm me pastertinë, por mbi të gjitha dhe me qendrat e tregëtimit ku blejnë ushqimet bazë,
fillimisht duhet  të sigurohen nëse i plotësojnë kushtet higjeno -sanitare ose jo.Një ditë më parë mjeku i urgjencës në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Hysni Lluka bëri me dije se nga 21 vizita që kanë kërkuar ndihmën e mjekut në urgjencën e spitalit, 7 kanë rezultuar të helmuar nga ushqimet,çka do të thotë se duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm me atë që konsumojmë, pasi temperaturat e larta janë shkaktarët kryesore të një sërë problemeve që mund ti shkaktohen shëndetit të njeriut ,deri edhe vdekjen.

No comments:

Post a Comment