10 December 2013

Djemtë dhe burrat pjesë e zgjedhjes- Tregoni se jeni kundër dhunës"


Qëndra Komunitare Multifunksionale Gjirokastër në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, me mbështetjen e UNDP-së  dhe fondacionit "woman", me fonde të qeversisë Suedeze organizoi  fotoekspozitën nën moton "Djemtë dhe burrat pjesë e zgjedhjes- Tregoni se jeni kundër dhunës".
Në këtë ekspozitë u paraqitën 100 foto të gazetarit të ATSH-së Telnis Kuqi, të cilat paraqisnin gruan në aktivitete të shumta.Janë 16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore, një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet cdo vit prej 25 nëntorit  në Ditën Ndërkombëtare të eleminimit të dhunës kundër grave, për tu finalizuar në 10 dhjetor që përkon me ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

No comments:

Post a Comment