26 November 2013

TASK-FORCA NE AKSION


Task-Forca e ngritur nga prefektura e Gjirokastrës për monitorimin e tregtimit të produkteve ushqimore ne vend e mbeshtetur dhe nga policia bashkiake e bashkisë Gjirokastër ka dale ne terren prej ditës së djeshme. Tregëtimi I mishit dhe peshkut ka qënë fokusi I punë s I kësaj Task –Force nga ku mësohet se jane ndaluar dhe shoqeruar në polici makina që tregëtojnë peshkun jashtë cdo kushti higjenosanitar.
Përfaqësuesi I policisë bashkiake tha për mediat se jane ndaluar të gjithë tregëtarët ambulant dhe janë paralajmëruar se nëse rinisin trëgtimin anës rrugës jo vetëm do të gjobiten por do te sekuestrohet edhe malli që tregëtojnë.Tregëtimi I mishit në Gjirokastër sipas kësaj Task –Force është Brenda standarteve të lejuara por mbetet problematik procesi I therjes kjo edhe për shkak se në Gjirokaster mungon një thertore.Në zbatim të aktit normati “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregëtimin e mishit të tyre” ka bërë të nevojshëm ngritjen e kësaj task force në përbërje të së cilës jane :-Drejtoria rajonale e AKU Gjirokastër ,Drejtoria rajonale e Tatim-Taksave, Drejtoria Rajonale e mjedisit dhe higjenës si dhe Drejtoria Rajonale e policsë. Puna e tyre do të përqëndrohet në të gjithë Prefekturën duke u ndalur ne Gjirokastër .Tepelene, Përmet duke përfshirë edhe tregëtimin e ketyre produkteve edhe ne zonat rurale.

No comments:

Post a Comment