25 November 2013

TE ARRATISURIT E BURGUT TE DRENOVES


Arratisja në mënyrë spektakolare e 7 të dënuarve  nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës në Korçë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit duke vene ne gadishmeri numer nje edhe drejtorinë e policisë së Gjirokastrës . Policia lokale bën me dije se janë ngritur postoblloqe policore në të gjitha akset rrugore.
Konkretisht ne aksin rrugor Përmet –Leskovik janë të vendosur dy grupe të FNSH, dy grupe te polcisë së Gjirokastrës si dhe një grup I policsë së Përmetit.Edhe në aksin Tepelene –Gjirokastër – Jorgucat  janë disa posoblloqe policie të përforcuar edhe me forca te FNSh nga ku cdo automjet nuk kalon pa kaluar në sitë të policisë . Sipas të njejtave burime ne gadishmëri numër një ka kaluar edhe policia kufitare në Tre Urat ne Permet, ne pikën kufitare të Kakavies si dhe në kufirin e gjelbër.Po kush janë të arratisurit nga Burgu I Drenovës? Admir Bahri Tafili, vitlindja 1975, lindur e banues në Shkodër. Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë, të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç që ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina. Fran Pal Marashi, vitlindja 1978, lindur e banues në Shkodër. Ai është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore. Të dy ata u kapën nga policia pak orë pas arratisë, duke shijuar vetëm pak orë nga liria e tyreEduard Kujtim Lula, vitlindja 1982, lindur e banues në Përmet.Gëzim Gjergj Guri, vitlindja 1977, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër. I dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të parashikuara nga nenet 79, 140 të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Guri është akuzuar për vjedhje me armë dhe vrasje të kryer në qytetin e Shkodrës. Reiz Namik Haxhiraj, vitlindja 1971, lindur e banues në Selenicë të Vlorës. Ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës në 29.05.2001 me 13 vjet burg për "Rrëmbim personi" e kryer në bashkëpunim edhe me shtetasit Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha.
Artur Demir Gora, vitlindja 1969, lindur e banues në Pojan të Korçës.I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri policie në Pojan të Korçës. Gëzim Ndue Toma, vitlindja 1982, lindur e Banues në Dibër.Aktualisht mësohet se policia prej dy ditësh vijon aksioni për të arrestuar dhe tre të arratisurit e fundit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Policia ka vazhduar pa ndërprerje kërkimet për Eduard Lulon, Reiz Haxhirajn dhe Gëzim Tomon. Sipas informacioneve të fundit kërkimet për Haxhirajn dhe Lulon vazhdojnë të jetë të përqëndruara në zonën përreth malit të Gramozit dhe në kufirin me Greqinë. Sipas policisë dyshohet se këta dy të arratisur fshihen në pyjet e malit Gramoz. Ndërkohë nga policia kufitare kërkimet po zhvillohen me kamera termike. Ndërsa kërkimet për të arratisurin e tretë Gezom Tomon janë përqëndruar në zonën e Prrenjasit. Sipas policisë dyshohet se Tomo ndodhet ende në këtë zonë. Një ditë më parë në një magazinë të braktisur në Prenjas u arrestuan edhe tre të arratisur të tjerë të Burgut të Drenovës.Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve Admir Tafili, Gezim Guri dhe Fran Marashi.

No comments:

Post a Comment