27 November 2013

TEATRI I GJIROKASTRES 45-VJEÇ


Teatri " Zihni Sako" në qytetin e Gjirokastrës festoi sot 45 vjetorin e themelimit të tij. Aktorë të vjetër dhe të rinjë kontribues në misionin e teatrit të qytetit, në këtë ditë kujtuan me nostaligji momentet e interpretimit në skenë dhe pjesmarrjet në cdo premier teatrore, ku për cdo vit zhvilloheshin 4 premiera të reja. Duke kujtuar madhështinë e teatrit të Gjirokastrës dhe publikun entuziast ajo cka bie në sy sot është një teatër që hesht dhe mundet ne 2-3 vjet te vejë në skenë një shfaqe.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastrës Flamur Bime e cilësoi këtë ditë jo vetëm si 45 vjetorin e themelimit të teatrit, por edhe si ditën e nderimit të kontribuesve të këtij teatri të cilët e shndërruan atë nga një traditë e paktë në një nga teatrot më aktivë të vendit.Në kuadër të 45- vjetorit të teatrit të qytetit të gurtë Bashkia e Qytetit nderoi me tituj nderi figura  të njohura si regjisorë dhe themeluesië të teatrit Bernard Kokalari, Piro Kosta, Nikolla Llambro, Viktor Caro, por edhe vetë teatri i nderua me titullin "Mirënjohja e qytetit" për kontributin dhe misionin e vet edukativ.Teatri "Zihni Sako" u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike "Shokët".Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë rregullisht në takimet kombëtare, ku dy herë ka merituar çmimin e tretë dhe një herë çmimin inkurajues.Shfaqja më e fundit e aktorëve të këtij tetari shfaqja "Babai" e cila u prit mirë nga publiku.

No comments:

Post a Comment