07 November 2013

Kostoja e nje miqesie


Në Gjirokastër një ditë më parë presidenti Grek Karolo Papulias u nderua me titullin e larte Qytetar Nderi duke u cilesuar edhe miku I Shqiptareve. Madje motivacioni I stërzgajtur flet per një njeri të përkushtuar ndaj shqiptarëvë .Mikut te shtrenjtë të sprovuar në ditë të vështira,tha Kryetar I bashkisë Z Bime.Miku I Shqiptarëvë mbahet mend edhe për braktisjen që I bëri takimit me Ish presidentin Moisiu në sarandë Për të sjellë në vëmendjen e opinionit është ngjarja e 1 nëntorit 2005, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar, Alfred Moisiu, në Sarandë.
Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, nga ku mesoi se protestues të shoqatës “Çamëria” kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë. Zoti Papulias u detyrua të bëjë kështu një nga gjestet më të paprecedentë, aspak miqësor dhe diplomatik: atë të rikthimit në “mes të rrugës” nga një vizitë e cilësuar miqësore. E megjithatë Papulias mbahet mend edhe si  çelësi i zhbllokimeve të marrëdhënieve të krizave të ngrira të politikës midis Greqisë dhe Shqipërisë. Atij i takon merita se ideoi në fillim të viteve 1980 heqjen e ligjit të gjendjes së Luftës me Shqipërinë, por ky ligj nuk u miratua nga Kuvendi i Greqisë dhe egziston edhe sotSot Karolos Papulias është Gjirokastrit ashtu si e quajti kryebashkiaku Bime pas dhenies së titullit Nderi I Qytetit e megjithate edhe pse Papulias u shpreh se Greqia nuk e braktis Shqipërinë duket se kushtet nga miqtë dhe vëllezërit e greqisë nuk mungojnë. Për të qënë  vëllezër duhet të rishikojmë marrveshjen e ujrave  për tja dhënë Greqisë pasi qeveria Berisha ka firmosur  shprehen miqte.E pra për të konsoliduar këtë miqësi na duhet të japim ujrat

No comments:

Post a Comment