Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka rrethuar ne Gjirokaster Godinen e ndertuar kohet e fundit prane Lokal Fantazise .Vala e prishjes së ndërtimeve pa leje po kthehet në fushatë kërcënimi dhe prishje edhe të ndërtimeve me leje akuzon pronari I ndërtimit që po bëhet tek sheshi ku ka qenë vendosur busti I ish-diktatorit Hoxha
Sipas Tij ne ndertim jane respektuar të elementët karakteristikë të Gjirokastrës dhe ka leje të rregullt nga Insitituti Kombëtar I Restaurimeve, por këto dukumenta nuk janë marrë parasysh nga Inspektoriati Ndërtimor Urban Kombëtar. Sot në mëngjes para ndërtimit të tij janë vendosur shirita për pezullim punimesh dhe të premten është lajmëruar prishja e ndërtesës.Sipas pronarit ajo që të habit është fakti se mes 290 ndërtimeve pa leje që ka Gjirokastra, nis prishja e ndërtimeve pikërisht me atë që ka leje. Në këtë rast ai pohon se gjithcka kryhet në mënyrë selective dhe të qëllimshme, se këtu kemi të bëjmë jo me zbatim të ligjit, por me shkelje të tij, me shkelje të së drejtës së pronës.
No comments:
Post a Comment