21 November 2013

Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi


Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë.Një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi  po udhëtonin me automjetin tip ‘‘BENZ i zi AA003NH’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe rreth 15-20 metra, ndërsa është paraqitur vështirësi në nxjerrjen e trupit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasoje ka përfunduar në greminë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire.

No comments:

Post a Comment