01 October 2013

Shkolla profesionale, rritet interesi


Shkolla e mesme profesionale Thoma Papano në Gjirokastër këtë vit e ka nisur vitin e ri shkollor me 10 % nxënës më shumë se një vit më parë,duke vërtetuar se është rritur interesi për të. Nga ana tjeter ky vit shkollor ashtu si edhe një vit më parë ka nisur me mungesë të librave të profesionit . Drejtori i kësaj shkolle Thoma Voda shprehet i kënaqur për ecurine e kësaj shkolle nga viti ne vit ,përvec klasës së Informatikës ku nr i nxënësve është i vogel,ndërsa degët e tjera kanë pësuar rritje të numrit të nxënësve.
Aktualisht në këtë shkollë studiojnë 156 nxënës të cilët nga kjo shkollë dalin me zotërimin e një profesioni dhe të denjë për tregun e punës . Pas vitit të mbrapshtë të 1997 interesi për këtë shkollë shkoi në zero ,sidomos për vajzat të cilat vitet e fundit nisen ta frekuentojnë në këtë shkollë . Shkolla Thoma Papano ofron degët e Informatikë Komunikimi, Shërbim i mjeteve të transportit, Hidraulik, Elektroteknik etj

No comments:

Post a Comment