30 September 2013

Trafikant braktisin 207 kg droge


Deshton perpjekja e nje grupi trafikantesh qe po kalonte dy ngarkesa droge me po kaq makina pertej kufirit shqiptaro-grek mengjesin e djeshem. Te dyshuarit munden te arratiseshin pasi braktisen mjetet e tyre me targa greke, kurse brenda bagazheve u gjeten nga 3 canta me peshe te pergjithshme 207 kg kanabis sativa, qe u sekuestrua si prove materiale.
Policia nuk mundi te ndalonte dot korrieret e droges, qe ishin me shume se dy persona, por gjeti gjurme gishterinjsh brenda mjeteve dhe po kryhen hetime intensive bashke me Prokurorine dhe Antidrogen. Informacionet e mbledhura ne rruge operative gjate oreve te nates te se shtunes, vune ne levizje patrullat dhe agjentet e policive Permet dhe Leskovik. Pikerisht ne aksin Permet-Leskovik, afer kufirit, u be lokalizimi i dy mjeteve qe kishin destinacion Greqine nepermjet Tre-Urave, oret e para te mengjesit. Ne aksion ka marre pjese policia e Korces, qe u vu ne ndjekje te veturave tip “Benz” dhe “Golf”, per te cilat kishin informacion se po transportonin hashash drejt kufirit helen. Por trafikantet e dyshuar, pasi konstatuan se ishin pikasur nga policia, kane braktisur mjetet ku kishin fshehur drogen dhe jane larguar ne drejtim te paditur, duke perfituar nga terreni i thepisur. Policia eshte vene ne kerkim te autoreve, teksa dyshohet se droga kishte si destinacion Greqine. Kerkime jane kryer ne te gjithe terrenin e Leskovikut, madje edhe me qen antidroge dhe me kamera termike. Makinat u braktisen ne nje rruge dytesore, ne perpjekje per arratisje. Brenda tyre u gjeten gjashte canta te zeza me hashash. Po kryhen verifikime per pronesine e mjeteve nepermjet targave, si dhe krahasimin e gjurmeve te gishterinjve. Sasia e droges dyshohet se eshte blere ne Lazarat dhe po kalonte nga Permeti. Gjate 6 muajve te pare policia kufitare e qarkut Korce, njoftoi se ka sekuestruar me shume se 1 ton kanabis sativa, me destinacion shtetin grek. Per ngjarjen, grupi hetimor ka ngritur akuzen e “trafikut nderkombetar te droges”, por ende nuk ka nje te arrestuar.

No comments:

Post a Comment