02 October 2013

Nderron jete Drita Pelingu


Ndërroi sot jetë në moshën 87-vjeçare, aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit, Drita Pelingu. Artistja mbarti me vete një karrierë më shumë se 60 vjeçare në aktrim, regjisur dhe pedagogji. Për herë të fundit u duartrokit në skenën e Teatrit Kombëtar në interpetimin e shfaqjes “Përjetësisht dashuria”
.Aktorja lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1926 dhe e filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Aktorja vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punës” e çmime të shumta, numëron role pa fund ne kinema e teatër, që në kohën e fillimeve të Teatrit. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj. Pelingu ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)”. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.

No comments:

Post a Comment