02 October 2013

Gjirokastra dhe zona muzeale


Shtimi I numrit të turistëve në Gjirokastër është shoqëruar me rritjen e interesit për të investuar në zonën muzeale të qytetit. Gjatë dy viteve të fundit kanë qenë të shumta inisiativat private për të hapur biznese shërbimi apo artizanati në këtë zonë, por nuk kanë munguar as restaurimet e plota në shumë godina apo zona të braktisura.
Rreth 20 njësi të ndryshme janë hapur në godinat egzistuese gjatë periudhës së fundit në këtë zonë, ndërkohë që po bëhen 3 ndërhyrje të plota në godinat përfund pazarit karakteristik dhe pranë vendit ku gjendej monumenti I ish dikatorit Hoxha. Ndërhyrjet e kryera sipas stilit dhe arktitekturës së vjetër qëndrojnë në harmoni të plotë me ndërtesat e tjera dhe vlerësohen si mjaft pozitive nga banorët gjirokastritë por edhe turistët e huaj. Kthimi I vëmendjes ndaj vlera që mbart qyteti I gurtë është shoqëruar me investime të shumta. 17 milionë lekë është fondi I dhënë se fundit për restaurimin e 3 banesave të vjetra gjirokastrite, fond që do të menaxhohet nga UNESKO. Për specifikat që paraqet Gjirokastra, ndërtimet, rregullimet dhe restaurimet janë mjaft të kushtueshme, ndaj inisiativat private në opinonin e gjerë gjirokastritë, jo vetëm që duhet të përkrahen, por edhe mbështeten nga shteti.

No comments:

Post a Comment