05 September 2013

Tepelene: Zbulohen 1200 rrenje kanabis


Policia e Tepelenës ka ndërmarrë një aksion në orët e para të mëngjesit, për shkatërrimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa. Policia bën të ditur se ka arritur të shkatërrojë dhe sekuestrojë 1200 rrënjë kanabis, në komunën Krahs. Gjithashtu, në komunën L. e Bënçes, u sekuestruan edhe 4 parcela me nga 150 rrënjë, ku gjatësia e kanabisit arrinte deri në 2 metra. Policia njofton se aksioni u zhvillua në kodrat e fashtit Memaliaj e Mezhgoran. Policia gjithashtu po punon për arrestimin e personave që kanë kultivuar rënjën kanabis. Mbi bazën e këtyre informacioneve  Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimi e Krimit në Komisariatin e Policisë  Gjirokastër të mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Teepelenë, më datën 04.09.2013 si dhe në orët e para të mëngjezit të sotëm kanë zhvilluar një operacion për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike dhe konkretisht:Në vendin e quajtur Harakop në pyll të komunës Krahs  u gjetën tre parcela të hapura rishtas , ku në këto parcela ishin kultivaur nga 200 rrënjë bimë kanabis sativa gjithësej 600 bimë , që varionin nga 150 deri në 2 metra të larta.Operacioni ka vijuar në shtratin e Lumit Bënç ku u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy parcela të tjera me nga 150 rrënjë bimë kanabis gjithësej 300 bimë. Gjatë gjithë operaciont u shkatërruan me anë të djegies 1200 bimë narkotike Kanabis sativa.


No comments:

Post a Comment