04 September 2013

Kanceri i lekures


Kanceri i lëkurës është një fenomen që po njeh rritje në vendin tonë. Mjeku specialist Laver Stroka bën me dije për tv channel 7 se vitet e fundit ky fenomen po bëhet i shpeshtë për shkak të shume fenomeneve ,si ndotja tej normave e ambjentit,konsumimi i alkolit dhe duhanit etj. Mos kapja në kohë e sëmundjes së  kancerit të lëkurës mund të shkaktojë shumë probeme.Sipas studiueseve thuhet se burrat janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës.
Këta kanë 70 për qind më tepër shanse të vdesin nga kanceri i lëkurës se sa femrat, edhe pse numri i burrave dhe grave që diagnostikohen me këtë sëmundje është i njëjtë.Është i ndryshëm vendi ku meshkujt dhe femrat kanë shenjat e kancerit të lëkurës, melanomës. Burrat në gjoks dhe shpinë, kurse gratë nëpër këmbë dhe krahë, bën me dije Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Britaninë e Madhe.Një gjë është e përbashkët dhe mirë që të zbatohet sipas këshillave të mjekëve, që si meshkujt edhe femrat të përdorin krem mbrojtës kur dalin në diell. Sipas studiueseve, kjo ndodh ngaqë burrat nuk i drejtohen menjëherë mjekut kur kanë shenja të sëmundjes

No comments:

Post a Comment