25 September 2013

Nis prishja e ndertimeve pa leje ne zonen muzeale


Ka nisur ne Gjirokaster prishja e ndertimeve pa leje ne zonen muzeale te ketij qyteti. Zyra e Inspektoriatit prane bashkise Gjirokaster ne mbeshtetje edhe te policise se rendit nisi prishjen e shteses ne godinen prane Xhamise se qytetit . Ndertesa ne fjale rezulton ne pronesi te z Luan Sherifi dhe sipas shefit te zyres se inspektoriatit te bashkise Gjirokaster Vullnet Tola kjo prishje do te vijoje edhe me prishjen e 20 objekteve te tjera kryesisht cati me tulla te kuqe dhe shtesa objekti.
Ne Gjirokaster  ne zonen muzeale rezultojne rreth 300 ndertime pa leje te karakteristikave te ndryshme . Prej vitesh bashkia e qytetit e ka pasur te veshtire te nderhyje per shkak te kostos se larte por dhe mungeses se mbeshtetjes nga institucionet perkatese.

No comments:

Post a Comment