23 September 2013

Fenomeni i vjedhjeve ne rritje


Mëngjesin e të Shtunës janë grabitur dy transformatorë të dy fermerëve të fshatit Karjan te komunës së Lunxhërisë në fushën e Mesurës. Dy fermerët Anastas Xharahu dhe Vezir Skendani nga keta dy transformatorë furnizonin me energji dy pomapa uji të cilat gjatë muajve të verës ujisnin 50 ha vreshta,ullishte,pemtari etj produkte këto që u siguronin të ardhurat për 12 muajt e vitit si i vetmi burim jetese.
Vjedhja u konstatua mëngjesin e të shtunës dhe është bërë menjeherë denoncimi në polici. Sipas fermerëve në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor por ende nuk dihen autorët. Policia këtë ngjarje nuk e ka bërë fare publike dhe as ka dalë me komunikate per shtyp, kjo ndoshta për faktin se fenomeni i vjedhjeve në këtë zonë nuk janë për herë të parë ,por të përditshme. Te dy transformatorët kanë qenë të vendosur në pronë private dhe furnizoheshin me energji nga linja 6- mijë volt Shen Toder --Andon Poci. Grabitësit i kane rrëzuar në shesh transformatorët dhe janë kujdesur vetem për të marrë bakrin që gjendej në pjesën e brendshem te transformatorit. Për fermerët nëse hajdutët nga kjo vjedhje do të marrin reth 20 mijë lekë demi i tyre është kolosal.

No comments:

Post a Comment