12 April 2013

Vihet ne skene drama "Babai"


Teatri i Gjirokastres ka ngritur siparin e tij me draman Babai te Ruzhdi Pulahes. Babai”  është ngjitur në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën regjine e aktorit dhe regjizorit Vasillaq Cuklla dhe nen interpretimin  e trupës profesioniste te aktoreve .Drama "Babai" nuk eshte gje tjeter vecse fati  i një familjeje shqiptare që bie në kthetrat e trafikantëve të shfrytëzimit të vajzave dhe drama e figurës qëndrore të këtij kalvari "babai" ka terhequr  spektatorët në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër.
Ne rolet kryesor interpretoi Viktor Caro. Caro i ka dhënë profilit të “Babait” të Pulahës elementë nga realiteti Shqiptar. Drama Babai do të vazhdojë të shfaqet deri në fund të kësaj jave .Rolet e tjera  kane ardhur nën interpretimin  e aktorëve të njohur të trupës profesioniste si Klement Konomi, Irena Pilo, Liljana Ristani dhe Andon Pilo."Babai" i Ruzhdi Pulahës është ndoshta një nga subjektet më afër asaj çfarë ka shoqëruar shoqërinë tonë këto vite, një subjekt sa dramatik, aq edhe i vërtetë, i cili i sjellë në teatër e bën më të prekshme atë dhembje të dhjetëra atyre burrave që kanë gëlltitur brenda tyre turpin dhe dhembjen e shfrytëzimit të vajzave. Kjo është shfaqja e parë për këtë vit e vënë në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’, ndërsa ajo me e fundit për publikun ka qenë dy vjet me parë.


No comments:

Post a Comment