04 September 2013

Kakavie: Sekuestrohet heroine dhe kokaine


Policia kufitare në pikën e Kakavijës ka sekuestruar sot një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Bëhet me dije se droga e llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë është sekuestruar në vijën e dytë të kufirit. Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se janë kapur 1 kg kokainë, 1 kilogram hashash dhe 300 gramë heroinë.
Droga është sekuestruar gjatë një kontrolli të policisë kufitarë në një automjet tip Ford me targa AA 228 ER që drejtohej nga një 45 vjecar nga Fieri. Bëhet fjalë për shtetasin Kadri Kapaj, i cili është vënë në pranga. Mësohet se gjatë kontrollit në brendësi të parafangos nga krahu i pasagjerit policia ka gjetur dy pako, në njërën prej të cilave ndodheshin 1 kg kokainë dhe 300 gramë heroinë, ndërsa në pakon e dytë u gjet një sasi prej 1 kg hashash. Policia ka sekuestruar drogën, duke nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë që bashkëpunojnë në rrjetin e drogës.

No comments:

Post a Comment