14 September 2013

Nderohen te renet e 14 Shtatorit 1943

 Ne varrezat e Dëshmorëve Nacionalistë në Gërhot të Gjirokastrës. Përfaqësues dhe drejtues të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat e kanë nderuar te renet e luftes se famshme te Gerhotit ne 14 shtator 1943. Në këto varreza prehen trupat e 36 dëshmorëve nacionalistë, të cilët përgjatë gjithë sistemit komunist u cilësuan dhe u trajtuan si antikombëtarë dhe bashkëpunues me pushtuesit e vendit.Kjo varrezë u rindërtua për të nderuar kujtimin e burrave më të ndritur të kombit, të vrarë sipas skemës vëllavrasëse të regjisë komuniste. Dëshmorët Nacionalistë
ranë duke i bërë shërbimin më të lartë atdheut të tyre, duke luftuar për çlirimin dhe ekzistencën e tij. “Kontributi i këtyre dëshmorëve është në gjurmën e historisë së vërtetë dhe më të ndritur të kombit tonë, është në gjurmën e ideve të para demokratike të vendit tonë, është në gjurmën e vetëmbrojtjes së kombit tonë nga copëtimi në Konferencën e Ambasadorëve, është në gjurmën e njehsimit të gjuhës shqipe, është në gjurmën e kontributit cilësor për pavarësinë e Shqipërisë, është nKëto 36 varre na kujtojnë se nuk mund të zhvillojmë dot shoqërinë pa respektuar dhe pa i dhënë vendin që i takon, pjesës më të moralshme të saj, ish të përndjekur dhe ish-pronarë, të cilët u internuan, u burgosën, u vranë në emër të lirisë.thane te pranishmit ne kete ceremoni.

No comments:

Post a Comment