14 September 2013

Gjendra Tiroide

Gjendra Tiroide dhe problemet qe faturon ajo ne nje zone si gjirokastra jane te shumta. Sipas Mjekut specialist Hodo Cela perpara viteve 1990 zona e Lunxherise ka qene me e prekur nga kjo semundje. Pas viteve 1990 statistikat ndryshuan por edhe problemet qe shkakton gjendra tiroide ndryshuan.Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se
shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësi. Gjëndra tiroidale, që ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet në pjesën e përparme të qafës menjëherë nën gurmaz. Detyra kryesore e kësaj gjëndre është ngacmimi i metabolizmit në trup. Ngacmimi ngjet përmes hormonesh që krijohen në gjëndrën tiroidale dhe që quhen tiroksinë, T4 dhe trijodtironinë, T3. Funksioni i gjëndrës tiroidale ngacmohet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, që krijohet në gjëndrën e hipofizës. Që të ketë balancë në trup duhet që hormonet të prodhohen me masë.

No comments:

Post a Comment