18 July 2013

VIROI


Parku i liqenit të Viroit i vetmi mjedis natyror shlodhës pranë qytetit të Gjirokastrës të paktën gjatë 10 viteve të fundit  ka degraduar plotësisht ndërsa deri mw sot kanw munguar fondet për ndërhyrjet ekologjike, pastruese dhe sistemuese.Parku natyror i liqenit të Viroit dikur me një bimësi të dendur, ujëra të pastra dhe mjedise shlodhëse sot mban një gjendje kritike degradimi që ka nisur më shumë se 10 vite më parë kur mungoi menaxhimi për të.
I gjithë mjedisi u mbulua nga ferrat, u zhdukën stolat dhe mjediset portative të shërbimit. Burimi natyror 60m i thellë që furnizon me ujë liqenin e njohur ndryshe si “Mëma e Viroit” , vetë liqeni dhe kanali vaditës nuk janë pastruar prej 2 dekadash duke bërë që ti pushtojë bimësia e algave. Bimësia dekorative kryesisht plep e parkut u shkatërruar për shkak të përfundimit të ciklit të jetës. Sipas biologëve kjo bimësi duhej zëvendësuar kohë më parë dhe janë të nevojshme ndërhyrje për të shpëtuar biodiversitetin e kësaj zone.Ndërkaq, në bashkinë e Gjirokastrës prej fillimit të këtij viti ‘ekziston’ një projekt për ndërhyrje në zonën e Parkut të Viroit dhe për rikthimin në identitet të tij. Drejtuesi i projektit dhe nënkryetari i bashkisë Vangjel Muco, bën me dije se me fondin 5 milionë lekë të këtij projekti deri tani janë mbjell 150 rrënjë bli, pemë e llojit dekorativ, mirëmbajtja e shëtitores e ndricimi i saj si edhe mbjellja e 2000 luleve sezonale. Sipas nënkryetarit Muco projekti i liqenit të Viroit është i harmonizuar me planin e ri urbanistik të qytetit që e parasheh këtë hapësirë si zonë të gjelbërt me ndërtime të lehta ekologjike.70% e hapësirës së gjelbërt të Gjirokastrës lidhet pikërisht me parkun e Viroit por vizitorët këtu janë shumë herë më të paktë se 2 dekada më parë kur fundjavat mblidhnin në Virua qindra banorë të qytetit dhe rrethinave.

No comments:

Post a Comment